Lehtësimi i kufizimeve nuk mund dhe nuk duhet të çojë në një ulje të vigjilencës, tha sot kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duke shtuar se qëllimi është të arrihet një “Pashkë e sigurt, por një verë edhe më e lirë”.

“Kërcënimi mbetet,” tha kryeministri, ndërsa vuri në dukje se vendi tani ishte “duke kaluar, siç tregon gjithçka, fazën e fundit, por edhe më të ndjeshme të pandemisë”.

Mitsotakis vuri në dukje, gjithashtu, se vetëtestimet ishin “një armë shtesë e rëndësishme mbrojtëse pranë pjesës tjetër, maskave, distancës shoqërore, higjienës personale, ndërsa i quajti vaksinat “një urë serioze drejt murit të imunitetit që po ndërtohet me një ritëm të shpejtë”.