Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakovic ka thënë se në Serbi ka zëra se ka zëra që thonë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, shkruan Gazeta Metro.

Selakovic, duke komentuar dokumentin e pretenduar të kryeministrit slloven, përmes të cilit propozohet ridefinimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, u shpreh se në qoftë se dikush angazhohet për paprekshmërinë e kufijve, atëherë kjo do të thotë që nuk mund të preken as kufijtë e Serbisë.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakovic tha se në Serbi ekziston një pjesë e “çarshisë” që është e gatshme të thotë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.

Nikola Selakovi ka komentuar edhe zërat që thonë se dialogu do të kthehet në “pikën zero”, tetë vjet pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit.

“Kthimi në ‘pikën zero’ do të thoshte që të gjithë të heqim dorë nga gjithçka që jemi dakorduar. A është kjo poenta? Mund të them se do të luftojmë për interesin tonë nacional”, ka theksuar ai