Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një postimi në Fcebook u ka bërë thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri, që masivisht të dalin e të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit, sic thotë Mickoski, të vendosin për ardhmërinë e tyre, për prosperitet ekonomik dhe respektimin e të drejtave kombëtare të maqedonasve.

Por, sipas postimit të tij në Facebook, sic njofton KlanM, lideri I opozitës maqedonase duket se preferon LSI-në dhe u rekomandon qytetarëve maqedonas në Shqipëri që të votojnë për këtë parti.

“Vëllezër dhe motra maqedonas, në këto zgjedhje, partia LSI e Monika Kryemadhit për njësinë zgjedhore në rajonin e Korçës në listën për deputetë e ka Pandi Janin nga Pusteci. Jam I bindur se Pandi Jani, I cili është një politikan I ri dhe perspektiv, më së miri do t`I përfaqësojë interesat e maqedonasve në Shqipëri. Pandi Jani është një zgjedhje e shkëlqyeshme për të gjithë maqedonasit, për shkak se LSI-ja me programin e saj por edhe me veprat që I kanë treguar në të kaluarën për komunitetin maqedonas, janë zgjedhja më e mirë. LSI-ja dhe krerët e saj gjithmonë janë angazhuar për maqedonasit, për këtë shkak u bëj thirrje që në këto zgjedhje të votojnë për LSI-në në njësinë zgjedhore në Korçë! Për një ardhmëri më të mirë dhe bashkëpunim të frytshëm mes Maqedonisë dhe Shqipërisë” – ka shkruar në Facebook lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Të rikujtojmë se kohë më parë Kryeministri I RMV-së dhe lideri I LSDM-së, Zoran Zaev, po përmes rrjeteve sociale, u bëri thirrje qytetarëve maqedonas në Shqipëri të votojnë listën e PS-së dhe kandidatin e kësaj partie Sterjovskin. /KlanMacedonia