Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner.

Meta ka ndarë foto ku shfaqet së bashku me ambasadorin dhe krahas tyre shkruan se prania e madhe e vëzhguesve ndërkombëtarë në qendrat e votimit është shumë e rëndësishme për integritetin e procesit të votimit.

Gjithashtu vijon të apelojë që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje.

“Një takim i ngrohtë në Elbasan, me Ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner në këtë Ditë të Festës së Demokracisë. Prania e madhe e vëzhguesve ndërkombëtarë në qendrat e votimit është shumë e rëndësishme për integritetin e procesit të votimit. VOTONI! VOTONI! VOTONI!”- shkruan Meta.