Presidenti Ilir Meta vijon të jetë në Elbasan, ku ka përfituar nga rasti për t’u takuar me gazetarët e terrenit.

Ai bëri edhe një herë thirrje në “Facebook” që procesi zgjedhor të jetë i qetë dhe i lirë.

“Një e diel plot Diell☀️ dhe Shpresë në Elbasan. Me disa nga gazetarët e terrenit për t’u informuar nga afër me ecurinë e procesit të votimit. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mrekullueshëm të Elbasanit të votojnë të lirë, të qetë dhe të pandikuar. Sot është Dita e Sovranit dhe e Fitores së Demokracisë dhe Qytetarisë. 🇦🇱”