Sot VMRO-DPMNE përsëri u kthye në vendin e krimit, sot VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Hristijan Mickoski protestuan për mbrojtjen e dhunës, thonë nga partia në pushtet LSDM. Në reagimin shtohet se ajo që u pa sot është VMRO-DPMNE e vjetër, këngë e vjetër, mbetje nga e kaluara e errët. Festuan dhunën dhe regjimin me retorikën e njëjtë, me koreografinë e njëjtë të dhunshme para katër viteve dhe me shkeljen e protokolleve për mbrojtje nga kovid-19.