Sulmuesi i Bayern Munchen, Leon Dajaku ka deklaruar se do të përfaqësojë Kombëtaren gjermane.

Dajaku në një intervistë për për kanalin zyrtar të Union Berlinit është pyetur për përfaqësimin e tij në Kombëtare.

Së fundmi, ai ishte thirrur nga Gjermania U-21, por sipas mediave kosovare, ende kishte shpresë për ardhjen e tij në Kombëtaren e Kosovës.

Por, në intervistën e fundit të dhënë, ai ka konfirmuar se ka zgjedhur Kombëtaren e Gjermanisë.

“Futbolli është gjithçka në jetën time”, tha ai.

“Jam duke dhënë maksimumin në fushë dhe shpresoj të luaj edhe në nivelin ndërkombëtar”, tha Dajaku.

Ai u pyet për zgjedhjen e tij në nivelin nacional.

“Kam zgjedhur Gjermaninë”, përfundoi Leon Dajaku.