Kuvendi këtë pasdite e vazhdoi seancën e 34-të, në rendin e ditës të së cilës janë disa propozim-tligje në lexim të parë. Te deputetët në përgjithësi nuk kishte interes për debat dhe nuk votuan. Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski informoi se deputetët do të informohen shtesë për votimin.

Në seancë përfundoi debati i përgjithshëm për disa propozim-tligje në lexim të parë, të tilla si Propozim-ligji për ndryshime në Ligjin për rezervat e mallrave, Propozim-ligji për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për buxhetet dhe u arrit një përfundim se ato mund të jepen në lexim të dytë dhe deri te komisionet përkatëse parlamentare. Votimi për këto ligje do të bëhet shtesë.

Misovski informoi se Informacioni për draft-konceptin për arsimin fillor, i paraqitur nga një grup deputetësh, do të shqyrtohet posa të krijohen kushtet për atë. Ai e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se deputetët do të informohen shtesë për vazhdimin e saj.

Kuvendi sot paradite brenda seancës së 34-të, e miratoi propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për tatimet mbi pronën, në lexim të parë dhe e paraqiti atë për procedurë të mëtejshme.