Kritika për krerët politikë të Kosovës të cilët votuan në zgjedhjet e sotme në Shqipëri po i kritikon edhe analisti nga Kosova, Albert Krasniqi. Krasniqi thotë se shumica e elitave politike të Kosovës të cilët votuan në zgjedhjet në Shqipëri që po mbahen këtë të diele të 25 prillit, janë po të njëjtit që Kosovës ia humbën mundësinë e liberalizimit të vizave.

Ai shkruan se ata e fituan edhe dyshtetësinë edhe pushtetin dhe se Kosova mbeti edhe pa Qakorrin por edhe pa vizat.

“Shumica e këtyre elitave politike të Kosovës që sot po votojnë në zgjedhjet në Shqipëri, janë po të njëjtit që na humbën mundësinë e liberalizimit të vizave që nga viti 2017. Ata fituan edhe dyshtetësinë edhe pushtetin. Ne mbetëm edhe pa Qakorrin edhe pa vizat”, ka shkruar Krasniqi.

Në mesin e krerëve politikë që votoi në Shqipëri është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.