Prokuroria themelore e Shkupit kërkon arrestimin e një personi 31 vjeçar nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij u gjetën lëndë narkotike, informojnë nga PTHP.

“Më 7 prill, në shtëpinë e të dyshuarit 31 vjeçar në rrugën “Metohiska” në Shuto Orizare janë gjetur 226,89 gram marihuanë të paketuara. Përveç kësaj është konfiskuar edhe një peshore digjitale”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.