Komuna e Sarajit dhe Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë, shpërndanë 150 pako ushqimore, , transmeton TetovaSot.

Për këtë aktivitet humanitar ka njoftuar kryetari i Komunsës së Sarajit, Blerim Bexheti.

“Për hir të muajt të shenjtë të Ramazanit, Komuna e Sarajit dhe Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë, shpërndanë 150 pako ushqimore.
Pakot u dedikohen familjeve në nevojë të cilat duke shpresuar se me këtë ata sadopak do të përmbushin kërkesat e tyre elementare.
Falemenderoj z.Nexhat Likën për aksionin e ndërmarë për shpërndarjen e pakove për ndihma.
Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” çdo vit kanë kryer organizime të tilla për t’u dalë në ndihmë sado pak banorëve të komunës tonë por edhe më gjërë, me shpresë që bashkëpunimet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej!” ka shkruar Bexheti përmes Facebook.