Komisioni parlamentar për Transport, Lidhje dhe Ekologji në seancën e sotme e shqyrtoi propozim-ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për Park kombëtar, në leximin e parë, dhe unanimisht me 10 vota “për” e vlerësoi të pranueshëm dhe se duhet të jepet për lexim të mëtejshëm.

Sipërfaqja e përgjithshme e parkut kombëtar parashikohet të jetë 62.705 hektarë, nga të cilat 26,5 për qind në mbrojtje të rreptë, 49,06 në menaxhim aktiv dhe 22,02 për qind në përdorim të qëndrueshëm.

Me propozim-ligjin, siç theksohet nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përcakton kufijtë, zonat, emri, por edhe çështjet kryesore të rregulluara në Ligjin për mbrojtjen e natyrës, përkatësisht strukturën e menaxhimit dhe mënyrën e funksionimit të cilat do të jenë të njëjta si dhe të gjitha parqet e tjera kombëtare në shtet.

Ministria, shtoi ai, tashmë ka siguruar gjashtë milion denarë, që konsiderojmë se do të jenë të mjaftueshme për vitin e parë të funksionimit të Parkut kombëtar.

Sipas hulumtimit të fundit të Shoqatës ekologjike maqedonase si dhe të platformës “Miqtë e Sharës”, theksoi ai, se rreth 83 për qind e të anketuarve besojnë se Mali i Sharrit duhet të shpallet Park kombëtar, i cili është pothuajse i njëjtë me atë të vitit 2016, dhe 86 për qind e të anketuarve presin ndryshime pozitive me shpalljen e Malit të Sharrit për Park kombëtar.

Sjellja e ligjit u mirëprit nga deputetët si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, megjithëse ata patën vërejtje të caktuara, veçanërisht në fushën e parandalimit e vjedhësve të drunjve, ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël dhe ndërtimet e pakontrolluara.