Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, po kërkon heqjen e Orës Policore, e vendosur nga Qeveria Kurti si masë parandaluese e përhapjes së koronavirusit.

Kadaj-Bujupi thotë se kjo masë duhet hequr të paktën gjatë periudhës së Ramazanit, meqë sipas saj agjëruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas orës 22:00 për të kryer ritualet e veta, njofton Klan Kosova.

”Ora Policore sot, më shumë se domosdoshmëri për shëndetin publik na paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës.

Duke qenë kështu, kjo masë aspak e bazuar në ndonjë hulumtim shkencor, e siç po shihet pa ndonjë rezultat konkret, duhet të pezullohet të paktën deri në përfundimin e muajit të Ramazanit.

Agjëruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas orës 22:00 në mënyrë që t’i kryejnë ritualet e veta gjatë këtij muaji, për këtë arsye dhe jo vetëm, kjo kërkesë dhe realizimi i saj, më së paku do të ishte njerëzore!”.