Një burrë, i cili kishte vdekur për disa minuta por ishte kthyer në jetë, ka treguar përvojën e tij se i dukej që “shfletonte një libër me kujtime nga jeta e tij” derisa kishte përjetuar jetën pas vdekjes

Ai vdiq pasi që kishte humbur shumë gjak gjatë një operacioni – por ishte kthyer përsëri në jetë. Nën nofkën “monitormonkey”, ai ka përshkruar jetën pas vdekjes në Reddit.

“U zgjova në një vend që dukej si një hapësirë por nuk kishte yje apo dritë”, fillon ai ta shkruaj tregimin, transmeton GazetaExpress.

“Nuk po notoja apo fluturoja, vetëm isha aty. Nuk ishte as nxehtë apo ftohtë, nuk isha i uritur apo i lodhur – një gjendje natyrore shumë e qetë”.

“E dija që kishte dritë dhe dashuri diku afër por nuk kisha asnjë dëshirë apo nevojë që të shkoja aty. Mbaj mend që mendoja për tërë jetën time, por nuk ishte si një montazh”.

“Më shumë me dukej sikur po shfletoja një libër dhe shikoja për ndonjë fragment aty-këtu”.

Ai ka pranuar që kjo përvojë ka bërë që ai të ndryshoi mendime për disa gjëra të caktuara.

“Ende kam frikë të vdes, por nuk jam i shqetësuar më për atë që ndodh pas kësaj”, konkludon ai.

NDE quhet gjendja e njerëzve të cilët kanë pasur trauma nga ekstremet mjekësore, siç janë sulmi në zemër apo asfiksia.

Pacientët të cilët kanë kaluar në një NDE shpesh thonë se ata kanë parë një dritë të shkëlqyer në fund të një tuneli, duke u larguar nga trupi i tyre apo duke udhëtuar në hapësirë, por edhe përvoja të tjera.

NDE ka bërë që disa njerëz të besojnë se ekziston jeta pas vdekjes.

Megjithatë, një profesor nëUniversitetin e Corkka mendimin shkencor për këto fenomene.

William Reville ka shkruar për këtë çështje në Irish Times, derisa ai është profesor emeritus i biokimikës. Ai thotë se NDE është reflektim nga aktiviteti i rënies së nivelit të oksigjenit në tru dhe rritjes se nivelit të dioksid-karbonit në të.