Zlatan Ibrahimovic rinovoi sot kontratën me Milanin deri në vitin 2022.

Pasi nënshkroi kontratën, Ibra ka deklaruar se Milani është si shtëpia e tij.

“Ndihem shumë e lumtur. Kam pritur për këtë ditë dhe tani kam një vit tjetër, i cili do të jetë me të vërtetë i rëndësishëm për mua”, tha Ibrahimovic për Milan TV.

“Gjithmonë kam thënë, të luash për Milanin është si të jesh në shtëpi. Ndihem shumë i lumtur, më pëlqen mënyra se si klubi më bën të ndihem, të gjithë njerëzit që punojnë këtu, kolegët e mi, trajneri, tifozët që më mungojnë vërtet në stadium.

“Kjo me të vërtetë është si shtëpia ime. Nëse mund të qëndroj këtu për gjithë jetën, me kënaqësi do ta bëj”, përfundoi ai.