Në emisionin e djeshëm në “Për’puthen”, Andi i dha fund njohjes me Jasminën, teksa tërhoqi deklaratën që kishte bërë për të, duke u shprehur se nuk sheh përputhje mes tyre.

“Kam arritur në përfundimin se unë dua ta tërheq deklaratën, dua të tërhiqem komplet. Nuk dua. Kam duruar boll, e di dhe vetë shumë mirë”, tha fillimisht Andi.

Ai tregoi se nuk sheh përputhje duke ndodhur mes dyshes, prandaj do t’i jep fund njohjes me të.

“A të kam thënë shumë herë që më intereson, që të kam shumë përzemër edhe prapë të respektoj, të admiroj, por siç e thashë më herët nuk shoh përputhje duke ndodhur mes nesh”, u shpreh konkurrenti.

Në videon e publikuar në aplikacionin Për’puthen, Andi ka deklaruar se ka bërë më shumë se që duhet për Jasminën, por tani nuk do të ketë më asnjë marrëdhënie me të.

Pas deklaratës, Atdheu i ka rikthyer buzëqeshjen në fytyrë. Ai i është afruar duke e thirrur “shpirti i vëllait” dhe duke e puthur në faqe.