Imami Zekerija Bajrami në emisionin Click Plus tregoi edhe për dhënien e zeqatit nga ana e myslimanëve. Ai tha se zeqati jepet në fund të viti 2.5% nga kapitali.

“Të jepet sipas islamit ka dy forma. Njëra është obligative që quhet zeqatë që jepet nga pasuria për çdo vit në fund të vitit 2.5% nga pasuria të cilën e ka poseduar gjatë vitit. Flitet për ato që kanë. Islami nuk i ngarkon ato që s’kanë. Zeqati jepet në fund të vitit, myslimanët e kanë si zakon e japin në muajin e ramazanit. Jepet prej asaj që vitin e kaluar sa ka pasur, gjatë vitit sa ka fituar dhe në fund sa ka kapital 2.5% e jep”, tha në Click Plus, imami Zekerija Bajrami.