Hoxha Zekerja Bajrami në Click Plus në TV21, foli edhe rreth deklaratës së Shefqet Krasniqit i cili deklaroi në një emision se “gratë janë për kuzhinë, odat për burra”.

Hoxha Zekerija Bajrami thotë se kuzhina i takon më tepër femrës por kjo nuk do të thotë se burri nuk ka obligim.

“Kam bindjen se Shefqet Krasniqi nuk e ka pas qëllimin bash qashtu, sepse ai ka ligjërata të bollshme për rolin e femrës dhe në gjithmonë flasim për rolin e femrës se femra nuk është vetëm për kuzhinë.

Normalisht kuzhina i takon më tepër fermës. Por nuk do të thotë që burri nuk ka obligim”, tha hoxha Zekerija Bajrami në TV21.