azetës Kathimerini se ndonëse atmosfera në takim ka qenë e mirë, ende nuk është arritur pajtueshmëri në shumë çështje.

“Çështja me të cilën përballemi me Turqinë është se nuk ekziston asnjë emërues i përbashkët lidhur me kornizën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tona”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se qëndrimi i Greqisë është që demarkimi i zonës së vet ekonomike dhe shtrirjes kontinentale me Turqinë në Detin Egje si dhe në lindje të Mesdheut, duhet të bëhet në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Dendias ka thënë se ka ftuar Cavusogloun në Athinë për të vazhduar bisedimet, dhe se sipas tij, ky takim mund të ndihmojë në shtrim të rrugës për takim të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.