Dje rreth orës 16:10, në rrugën ,,Borçe Jovanovski“ në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar arrestuan 24-vjeçarin L.R. nga Gostivari, i cili po sillej në mënyrë agresive ndaj tyre dhe nuk kishte përdorur maskë mbrojtëse.
Pasi të dokumentohet çështja kundër personit L.R. do të pasojë një parashtresë adekuate.