Një betejë dhjetëvjeçare mbi kodin e kopjuar në sistemin operativ Android të Google ka përfunduar në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Oracle, një tjetër gjigant i teknologjisë, kishte paditur Googlen në vitin 2010 për shkelje të së drejtës së autorit për atë që kishte thënë se ishte kopjuar kodi kompjuterik, njofton BBC.

Android tani përdoret në rreth 70 për qind të telefonave inteligjentë globalë dhe dëmet mund të kenë arritur në miliarda.

Por Gjykata e Lartë nuk e shpalli fajtore Googlein, duke prishur vendimin e një gjykate më të ulët se kishte shkelur të drejtat e autorit.

Gjykata vendosi gjashtë me dy në favor të Google.

Në diskutim ishte nëse përdorimi i Google i Java API të Oracle – një “bllok ndërtimi” i përdorur gjerësisht për programuesit – llogaritet si “përdorim i drejtë” nën ligjin e të drejtës së autorit amerikan.