Siç njoftojnë nga policia, gjatë orëve të pasdites më 24 prill, në policinë e Shkupit është denoncuar se në fshatin Ognjanci, në Lumin Vardar është gjetur një trup i pajetë.

Siç njoftojnë nga MPB, trupi është nxjerrë nga lumi dhe është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi.
Nga policia njoftojnë se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.