Pasi ditë më parë u realizua takimi i parë në mes kryeministrit Zoran Zaev si dhe liderët opozitar, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi për çështjen e shtetësisë, siç mëson Nmk-post takim i tillë do të realizohet edhe nesër në kuvend.

Gjithashtu, Nmk-post mëson se nga mazhoranca i pranishëm do të jetë edhe ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha si dhe përfaqësues nga BDI.

Temë e takimit do të jetë ligji për shtetësi, ku nga takimi i parë si duket palët janë afër arritjes së marrëveshjes.