Gareth Bale shprehu bindjen e tij të palëkundur se ka alienë. Këtë fakt e dha në një intervistë me shokun e tij të skuadrës Joe Rodon në kanalin zyrtar të Tottenham. Uellsiani 31-vjeçar, i cili luan për “spurs” në huazim nga Real, madje theksoi se ai ka parë një disk fluturues.

“Ka shumë teori konspirative dhe ka një material UFO të lëshuar nga qeveria e SHBA”, tha Bale.

“100% ka UFO, ka material. Unë e di që disa janë sekrete qeveritare me shtatë vula. Unë kam parë një disk fluturues një herë. Kam parë”. Bale theksoi përpjekjen për të bindur shokun e tij të skuadrës si në Tottenham ashtu edhe në ekipin kombëtar të Uellsit.