A ekziston jeta jashtëtokësore? Pyetja qarkullon në planetin tonë prej shumë vitesh. Sidoqoftë, ende nuk ka përgjigje përfundimtare.

Por kjo intrigë, një nga më të mëdha të njerëzimit, i është lënë në konsideratë të lirë çdo qenie njerëzore. E një lojtar i shkëlqyer, me famë botërore, ka pranuar se ai beson se ne nuk jemi vetëm në Univers …

Në një lloj interviste të dyfishtë me bashkëlojtarin dhe bashkatdhetarin Joe Rodon për kanalin zyrtar të Tottenham në YouTube, Gareth Bale shkoi edhe më tej me bindjen e tij. “Padyshim që ka shumë teori konspiracioni dhe ka imazhe UFO që janë publikuar nga qeveria amerikane.

”Nuk janë false. Ato u botuan nga qeveria”, tha sulmuesi, pasi u pyet nëse besonte te marsianët. Uellsiani, pa dhënë detaje, shtoi më pas: “Unë e di që disa UFO janë ndoshta gjëra të fshehta të qeverive. Por në të vërtetë kam parë një herë. Padyshim që po, 100% ka alienë ”.