Pasi Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmuan se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, të gjithë sytë shkuan te 30-vjeçarja Madison LeCroy, e cila mendohet se ishte shkaku i ndarjes.

Kur u pyet për ndarjen e çiftit, ylli i reality-showt “Southern Charm” tha se lajmi e gjeti disi pa përgatitur.

Historia që turpëroi Jennifer Lopez, nisi në një spektakël të realizuar nga moderatori Andy Cohen ku u përfol lidhja e LeCroy me Rodriguez. Ajo pranoi se kishte folur, por nuk ishte takuar fizikisht.

Një tjetër anëtar i kastit, i pranishëm në shfaqje, Craig Conover, e quajti Madison “gënjeshtare” dhe shtoi se ajo udhëtoi për në Miami për t’u takuar me të.

“Ai më kontaktoi dhe po, folëm, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë. Nuk e kam takuar dhe nuk e kam prekur kurrë. Ai nuk e ka tradhtuar fizikisht të fejuarën e tij me mua. Nuk dua asgjë të keqe për familjen e tij, ose për timen. Jemi të pafajshëm në këtë.”

Lidhja mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nisi 4 vite më parë, ndërsa në mars të vitit 2019, ata u fejuan.