Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas vlerësimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për vaksinën e Astra Zeneca kundër Covid-19, autoritetet në vend kanë marrë vendim që me këtë vaksinë të imunizohen vetëm personat më të vjetër se 60 vjet, shkruan Alsat.

“Pas konsultimeve të sotme, kemi marrë qëndrim që vaksina e Astra Zeneca mos t`u jepet personave më të ri se 60 vjet në vendin tonë”, tha mes tjerash ministri Filipçe.