Të xhumanë më 23.04.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe delagacioni i BFI të RMV, në përbërje të Myftiut të Myftinisë së Tetovës, Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiut të Myftinisë së Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani dhe Drejtorit të Sektorit për Marrëdhënie me Botën Arabe, Ismet ef. Ademi, në vizitën zyrtare në Sarajevë, të Bosnjë dhe Hercegovinës, u takuan me Kryetarin e Bashkësisë Islame të Bosnjës, Reisul Ulema Husein Kavazoviç.

Fillimisht Reisi Kavazoviç u uroi mirëseardhje mysafirëve nga Maqedonia e Veriut dhe i njoftoi me funksionimin e Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, e njoftoi homologun e tij me ndryshimet dhe aspiratat që ka marrë për sipër Bashkësia Fetare Islame e RMV, duke theksuar në rend të parë hapjn e këtij institucioni me institucionet eminente, në vend dhe jashtë.

Të dy Reisët e bashkësive islame gjegjëse, biseduan edhe rreth bashkëpunimit të ndërjelltë mes Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës në shumë sfera të ndryshme. Kjo marrëveshje u hap dyert shumë sferave të bashkëpunimit dhe këmbimit të eksperiencave të ndërsjellta mes bashkësive.

Pas këtij takimi të frytshëm, delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame vizitoi edhe Fakultetin e Shkencave Islamë në Sarajeve, ku kishin mundësi që nga afër të shohin dhe njoftohen me funksionimin e kësaj vatre të vjetër porofesionale edukativo arsimore.