Ferrari i parë elektrik do të dalë në treg në vitin 2025.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i kompanisë italiane, John Elkann.

“Ne po punojmë fuqishëm dhe në mënyrë të disiplinuar për planin tonë të sjelljes së një makine tërësisht elektrike, për të cilin planifikojmë që do të jetë gati pas 4 viteve”, tha Elkann.

Teknologjia për bateritë kërkon studim dhe zhvillim të mëtejshëm dhe po ashtu do të duhet të përgatiten edhe klientët të cilët janë mësuar më një motor të zhurmshëm dhe jo një makinë që lëviz në qetësi.

Vitin e kaluar, Ferrari prezantoi një tjetër mrekulli motorike, “SF90 Spider”, versionin e konvertueshëm të hibridit të saj “SF90 Stradale”.