Është e domosdoshme që të bëhen publike procedurat në të gjitha fazat për dhënjen e konsesioneve, që është në përputhje me konventat për minerale e papërpunuara nga ARHUS Danimarkë në lidhje me rregullativën e Hidrocentarleve dhe për rimëkëmbjen е hapsirave të degraduara dhe pajtueshmëri me ligjin për ujëra.

“Arritëm të ndikojmë në disa pako të Qeverisë për ndryshime.Njëri ka të bëjë me atë se e kthyem sërisht dispozitën e hequr për obligim e koncesionerëve që për të fituar koncesion të dorëzojnë elaborat teknik-teknologjik ku do të shpejgojnë se me çfarë procedure dhe për çfarë kemikale bëhet fjalë. E dyta e kthyem sërisht obligimin për koncesionerët për deponimin e patjetësueshëm të garancës finansiare në rast të dëmit për ambientin jetësorë”, u shpreh Liljana Popovska nga Instituti i gjelbërt.

“Ishte përvoja nga jug -lindje ku qytetarët më së shpeshti kuptonin për të gjitha koncesionit e dhëna pasiqë të ketë përfundurar e gjithë procedura”, theksoi Tatjana Çakullev nga Iniciativa O2.

Hapësirat nuk janë të ndërtuara sipas standarteve për mbrojtjen e ambientit jetësorë ndërsa janë shumë të rreziskhme për natyrën dhe njerëzit pasi që përmbajnë miliona tonë përzierje helmuese cianit dhe acid sulfurik.

“Nëse ndodh ndonjë dëm në një digë ,përveç destruksionit fizik të shkatrrimit ajo nuk do të linte pasoja të përhershme. Këtu bëhet fjalë për përbërje helmuese cianit,acid sulfurik etj”, u shpreh Konstantin Ristomanov nga Eko dolina.

Ligji për lëndë minerale u propozua me procedurë të shkurtuar por pas presionit publik,ligji u tërhoq nga orari i Kuvendit.