Këngëtarja, Filloreta Raçi, ka treguar se ka një lidhje shumë të fortë me familjarët e saj. Sot feston ditëlindjen motra e saj, Yllka dhe këngëtarja i ka bërë një dedikim të veçantë.

Fifi ka postuar në “Instagram” një foto më të, ku ato duken si dy pika uji, teksa ka shkruar:

“Shoqe të ngushta që nga viti 1995. Gëzuar ditëlindjen motra ime. Të dua më shumë seç dua veten. ¼ jem përjetësisht!”, ka shkruar Fifi në urimin e saj për motrën.

Motra e Fifit është nënë e dy fëmijëve dhe këngëtarja ka treguar se nipi e mbesa janë pika e saj më e dobët. Ajo ndan shpesh foto në rrjete sociale me ta dhe nuk nguron të shpreh dashurinë e pafund si teze.

Para pak kohësh, Fifi ka qenë e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, në të cilin ajo tregoi se me motrën, Yllkën ka qenë gjithmonë shumë e lidhur. Ajo tregoi se me të ka qenë për 12 vite në shkollë dhe se ka qenë gjithmonë e lumtur që e ka pasur pranë.

“Motra që është pas meje jam shumë e lumtur që ekziston se më ka dhënë 2 fëmijë 1 nip dhe 1 mbesë. Me motrën time kam qenë 12 vjet në një klasë dhe është një bekim më vete dhe e dua më shumë se veten”, tha Fifi.