Është publikuar pjesëmarrja e 7 orëve të para të procesit të votimit në vendin tonë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri në orën 14:00 pjesëmarrja në rang vendi është 35.7%. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë vijon të mbetet Tirana.

Përqindja e cila është publikuar deri më tani, është vetëm në bazë të të dhënave që kanë raportuar disa nga qendrat e votimit në rang kombëtar.