Ambasadorja amerikane Yuri Kimë, në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender 21” ka bërë të ditur se të hënën vijnë në Shqipëri mbi 800 trupa amerikane. Mijëra të tjerë do të pasojnë, shton diplomatja amerikane, për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Stërvitja “Defender21″ do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi. Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, që do të vënë në dispozicion të stërvitjes edhe mjete ushtarake.