Danimarka ka njoftuar se do t’ia huazojë Gjermanisë 55 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka konfirmuar përmes një njoftimi se vaksinat e padëshiruara do t’i japë donacion për rajonin Schleswig-Holstein, raporton Euronews.

“Pas kërkesës së kryeministrit, qeveria ka vendosur që t’i huazojë 55 mijë doza të AstraZeneca”, thuhet në njoftim.

“Dozat e vaksinës do të rikthehen sipas një marrëveshje kornizë për të cilën do të arrihet pajtueshmëri”.