Në funeralin e princit Philip, një vëmendje e veçantë iu kushtua veshjeve të anëtarëve të familjes mbretërore, ku duket se Kate Middleton mori të gjithë vëmendjen.

E gjitha me të zeza, nga këpucët te kapela, dukesha u shfaq tejet elegante me një varëse me perla dhe diamante dhe vathë me margaritarë, që i përkasin mbretëreshës Elisabeth.

Varësja, iu dhurua mbretëreshës nga qeveria japoneze dhe Kate më parë e ka vendosur atë për festën e 70-vjetorin e martesës së mbretëreshës dhe princit Philip në vitin 2017.

Vathët iu dhuruan mbretëreshës nga Hakimi i Bahreinit si një dhuratë pas martesës së saj me princin Philip në vitin 1947 dhe është përdorur më herët edhe nga vjehrra e saj, Lady Diana.