Përparësia kryesore e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut qasja në arsim cilësor për çdo fëmijë. Sepse me Konceptin e ri për Arsimin Fillor krijojmë “shkollë të re” në të cilën shtyllat kryesore janë përmirësimi i integrimit ndëretnik, mbrojtja nga diskriminimi dhe ikluzioni me qëllim avancimi i arsimit të komuniteteve më të vogla etnike. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, duke uruar Ditën Botërore të Romëve – 8 Prilli dhe 50 vjetorin e Kongresit të parë të Romëve në 1971, thotë se me programet e reja mësimore që janë në përgatitje, qëllimi është të ndërtojmë gjenerata të reja që do të rriten me respekt të ndërsjellë, tolerancë dhe respekt për diversitetin në shoqërinë.
“Për mbështetje të arsimit fillor të fëmijëve romë, në pajtim me Ligjin për arsimin fillor, të siguruara janë ndërmjetësuesit dhe mjete në Buxhetin e MASH për vitin 2021 nga 6 milion denarë për angazhimin e 35 ndërmjetësuesve arsimorë që veprojnë në 26 komuna në vend. Ata i ndihmojnë fëmijëve në procesin arsimor, por gjithashtu punojnë edhe për përmirësimin e qasjes në shkolla dhe për zvogëlimin e lëshimit të procesit edukativo-arsimor, përmes takimeve me prindërit, bashkëpunëtorët profesionalë dhe mësimdhënësit,” theksoi Ministrja Carovska.
Me mbështetjen e MASH-it realizohet projekti i ri “Të rregullt në orë: aksioni për përfshirjen e Romëve në arsimin fillor”, i financuar nga Delegacioni i BE-së, ndërsa që e zbaton nga FSHHM-ja së bashku me partnerët e saj: Shoqata “Qendra për Mbështetje Arsimore Dendo vas”dhe Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore” Hap pas Hapi “. Në kuadër të këtij projekti, janë siguruar 638 bursa për klasën e parë dhe të dytë për nxënësit romë prindërit e të cilëve janë përfitues të ndihmës sociale, nga të cilat 300 bursa për klasën e parë dhe 338 bursa për klasën e dytë.
Nxënësit nga klasa e 3-të deri në të 9-ën, aktualisht 2200 nxënës nga 6 komuna dhe 13 shkolla fillore, kanë mundësi të kujdesen për gjuhën e tyre amtare dhe ta mësojnë kulturën e tyre përmes gjuhës së lëndës zgjedhore dhe kultura e Romëve.
“E kemi rritur numrin e bursave për nxënës të shkollave të mesme për këtë vit shkollor. Gjithsej 891 bursa për nxënës të shkollave të mesme Rom nga shkollat publike dhe private për këtë vit shkollor janë ndarë në 5 kategori, sipas suksesit të nxënësit. Në të njëjtën kohë, është rritur trendi i regjistrimit të nxënësve romë në institucionet e arsimit të lartë, krahasuar me tre vitet e fundit, nga 42% në 48% “, thekson Carovska.
Në drejtim të sigurimit të inkluzivitetit të sistemit arsimor, është miratuar Koncepti për arsimin inkluziv, në të cilën është rregulluar mënyra dhe procedura për përfshirjen e fëmijëve që janë jashtë nga sistemi arsimor. Me akte nënligjore, shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar janë të liruar nga shpenzimet për njohjen e dëftesës. Është sigurura tutorim i nxënësve të arsimit fillor, mundësohet regjistrimi në departamentin e duhur të arsimit fillor për fëmijët që nuk ishin të përfshirë në mësim, ndërsa janë me kufirin e moshës të tejkaluar, dhe të përshtatura janë programet mësimore për të lehtësuar këtë proces.
Në Ligjin e ri për Arsimin Fillor, procesi i integrimit ndëretnik në arsim është përforcuar më tej përmes fushës të veçantë – Avancimi i multikulturalizmit / ndërkulturalizmit dhe integrimit ndëretnik, ku parashikohet formimi i Ekipit për Integrim Shkollor. Në 95% nga shkollat fillore tashmë janë formuar ekipe të tilla.
Në vitin akademik 2019/2020, Ministria e Arsimit ndau 95 grante për integrim ndëretnik deri në 30,000 denarë, për 70 shkolla fillore dhe 25 të mesme, ndërsa në vitin shkollor 2020/2021 në 70 shkolla fillore dhe 24 të mesme.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës