Një vrasje ka ndodhur sonte në Strugë në rrugën Risto Krle. Sipas informacioneve të para jozyrtare, është një vrasje e kryer nga një burrë ndaj gruas së tij. Dyshohet se burri së pari ka therrur me thikë gruan e tij dhe më pas ka tenduar të vetvritet. Jozyrtarisht, i dyshuari u dërgua në spital dhe është në gjendje kritike.