Antonela shpërtheu në lot pas përplasjes që kishte me Blerimin.

Në puntantën e djeshme në “Përputhen”, pati debat të ‘nxehtë’ mes Antonelës dhe Blerimit.

Tensione, britma e ofendime kishte mes dy konkurrentëve, të cilët pas disa takimeve, kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.

E gjithë kjo situatë erdhi pas rikthimit të Atdheut në program, ku Antonela ishte shumë e afërt me të edhe në takim.

Përplasjet mes tyre vazhduan gjatë gjithë puntantës, ndërsa pas përfundimit të emisionit, konkurrentja shpërtheu në lot.