Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dërguar mesazh të qartë Rusisë zyrtare.

Ai ka paralajmëruar presidentin Vladimir Putin që nëse vazhdon të ndërhyjë në politikat e SHBA-së do të marrë masa.

“Nuk mund të lejojmë fuqi të huaj të ndërhyjë në demokracinë tonë. Nëse Rusia vazhdon kështu ne jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa tjerë” deklaroi presidenti Biden.

Ky reagim erdhi pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.