Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur lidhur me qëndrimin e tij pas deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç se pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe përpjekja për Shqipërinë e Madhe, u shpreh se frika e Vuçiç qëndron tek fakti se me fitoren e Bashës në Shqipëri dhe Albin Kurtit në Kosovë merr fund politikat e argatëve të Beogradit.

Sipas z. Berisha, Vuçiç foli me të njëjtën gjuhë që flet Rama, duke përmendur Veriu që sipas tij kryeministri e urren teksa shpjegoi pse presidenti serb i trembet fitores së kreut të PD.

“Ka një problem Vuçiç me Bashën se ndryshimi i lidershipit në Shqipëri dhe Kosovë e bën kombin shqiptar me një gjeneratë të re, kurse ai është ish ministër i Millosheviçit, apo vartës i Sheshelit kur thoshte për një serb të vrarë, 100 myslimanë duhet të vriten.

Ky, Lul Bashën e ka frikë edhe për një gjë tjetër, se ka filluar një nismë për ta çuar në Hagë Vuçiçin, dhe ka frikë se mos Basha i bashkohet kësaj nisme që Vuçiç të shkojë atje ku është shefi i tij”, u shpreh ish-kryeministri.