Deri më 30 prill kompanitë kanë afat për të aplikuar për mbështetje financiare nga pakoja e 5-të ekonomike, paralajmëroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai në Click Plus tha se janë paraparë mbi 30 milion euro dhe sipas projeksioneve përfshihen rreth 60 mijë punonjës në sektorin privat.

“Me ndryshimet të cilat i kemi bërë në kuadër të Komisioneve në Kuvend u kemi dhënë afat deri më 30 prill për shkak të dokumentacionit të cilët duhet të dorëzojnë kompanitë në kuadër të të hyrave të Drejtorisë për të Hyra Publike dhe nga përfundimi i afatit i cili do të jetë 30 prill këtë radhë nuk do të jetë si radhët e kaluara nuk do të paguajnë për çdo muaj punëdhënësit dhe punëtorët në kuadër të atyre kompanive por mund të aplikojnë edhe për muajin shkurt edhe për muajin mars. Kemi paraparë mbi 30 milion euro me të cilën sipas projeksioneve tona përfshihen rreth 60 mijë punonjës në sektorin privat. Dhe besoj se javën e parë të muajit të ardhshëm të gjithë do t’i kenë në xhiro-llogari të dy pagat të cilat ua ka mohuar opozita sa i përket bllokimit të Kuvendit”, theksoi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.