Bayern Munchen edhe zyrtarisht nuk do të jetë pjesëmarrës në Superligën Evropiane.

Klubi gjerman lëshoi një komunikatë ku tregoi vendimin, vendim që paraprakisht të hënën e kishte paralajmëruar edhe Karl-Heinz Rummenigge.

“Anëtarët dhe tifozët tanë refuzojnë Superligën Evropiane. Është dëshira jonë si FC Bayern dhe qëllimi ynë që klubet evropiane të jetojnë këtë garë të mrekullueshme dhe emocionuese të Ligës së Kampionëve dhe ta zhvillojnë atë së bashku me UEFA-n. FC Bayern i thotë jo Superligës”, thuhet në komunikatën e klubit gjerman. Përveç Bayernit, edhe PSG dhe Dortmund i kanë thënë jo krijimit të kësaj Superlige.