Kreu demokrat, Lulzim Basha gjatë një takimi zhvilluar me Këshillin e Agrobiznesit shqiptar, ka nënshkruar dhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Basha u shpreh se ky sektor ka bërë hapa pas dhe se nuk ka pasur vëmendjen e duhur nga qeveria.

Gjatë këtij takimi kryedemokrati tha se ky sektor ka një potencial të vërtetë duke shtuar se janë një pjesë e pandarë e ekonomisë shqiptare.

“Programi ynë nuk vjen si rezultat i dy muajve punë para fushate, por ka nisur vite më parë. Jam i nderuar të ndaj faktin se programi është produkt i ekspertëve më të mirë të fushës. Synimi ynë në fund të fundit mbetet anëtarësimi në BE dhe se ky anëtarësim do ti mundësojë këtij sektori një mbështetje që i ka munguar apo që është i keqpërdorur”, tha Basha. /albeu.com/