Sekretari organizativ i lëvizjes Besa Adnan Azizi përmes një postimi në fejsbuk ka komentuar protestat e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE për lirimin e vrasësve të Selës dhe dhunuesve të parlamentit,njofton Aktuale.mk

Azizi pyet nëse opozita shqiptare akoma konsideron se VMRO është parti e reformuar dhe se nuk është po ajo VMRO e Nikolla Gruevskit.Sipas tij, fjala publike është përgjegjësi prandaj një kërkim falje publike do ishte etike dhe e nevojshme!

Ja postimi i polotë :

Si doli tash puna pas protestës së VMRO-DPMNE-së, e cila kërkon lirimin e vrasësve të Selës dhe dhunuesve të parlamentit?
A konsideron akoma opozita shqiptare se VMRO është parti e reformuar dhe se nuk është po ajo VMRO e Nikolla Gruevskit.
Fjala publike është përgjegjësi prandaj një kërkim falje publike do ishte etike dhe e nevojshme!