Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila nuk arriti t’ju sigurojë në kohë qytetarëve vaksina kundër covid 19, e që një shumë të vogël e siguroi nga Sërbia e cila i hapi dyert për shtetasit e Maqedonisë të vaksinohen në Sërbi, do t’i shpërblejë qytetarët e Sërbisë duke i liruar nga pagesat rrugore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bashkë me Qeverinë do që ta mbulojë turpin dhe paaftësinë e tij që nuk siguruan vaksina në kohë për të shpëtuar jetë, më zemërgjërësi ndaj qytatërëve sërb?

Në anën tjetër kemi shumë fshatra që janë të ngjitura më autostradat dhe ata qytetarë për çdo ditë paguajnë në pikat pagesore edhe pse fshatrat e tyre gjenden vetëm 2-3 kilomentra afër pikave pagesore. E përkujtojmë Qeverinë edhe për protestat e banorëve të fshatit Sedllarcë të Tetovës të cilët protestuan me të drejtë duke kërkuar të lirohën nga pika pagesore, sepse fshati i tyre gjendet vetëm 3 km afër pikës pagesore dhe të njejtët nuk kanë rrugë tjetër alternative. Raste të ngjashme ka shumë në rajonin e Gostivarit, Kumanovës, Shkupit, Velesit etj. Është e patoluerueshme që qytetarëve serb t’u mundësohet që t’i shfrytezojnë auotostradat e Maqedonisë së Veriut falas për gjatë një periudhe të caktuar, ndërsa mërgimtarëve tanë t’ju paguhet fatura në pikat pagesore, me euro të cilët kanë një kurs shumë më të lartë këmbimi se sa ai që është zyrtar.

Kemi mijëra administratorë të qyteteve të Tetovës, Kumanovës, Gostivarit, Velesit e Kërçovës të cilët për cdo ditë udhëtojnë në Shkup duke paguar shuma maramendëse nëpër pikat pagesore të autostradave tona, për të cilët nuk ekziston asnjë masë lehtësuese, edhe pse vite më parë qeveria e Maqedonisë së Veriut ju hoqi pjesën e shpenzimeve të rrugëve punonjsve të administratës shtetërore. Kjo është zemërgjërësia e rrejshme e Ministrit Filipçe dhe e kësaj Qeverie që rrjep qytetarët e tyre ndërsa paraqitet xhentëlmene para qytetarëve serb.
Cfarë absurdi dhe turpi njëkohësisht!