Aktorja Sharon Stone ka folur hapur në lidhje për humbjen e kujdestarisë së djalit të saj Roan pas divorcit me gazetarin Phil Bronstein.

Ylli i “Basic Instinct”, humbi kujdestarinë e të birin në vitin 2008, katër vjet pas ndarjes së saj nga Bronstein. Në një libër ku reflekton për karrierën dhe betejat e saj personale, 63-vjeçarja zbuloi se kjo gjë e shkatërroi dhe i kalonte ditët duke qarë.

Dokumentet e gjykatës të publikuara në atë kohë zbuluan se Stone dëshironte t’i bënte djalit botox në këmbë, pasi sipas saj ato mbanin vazhdimisht aromë të pakëndshme. “Pasi humba kujdestarinë kryesore të Roan, unë nuk isha më unë. Shtrihesha në divan, isha shumë e lodhur dhe vetëm qaja”, tha ajo.

Sot, Raon është 21 vjeç dhe ka bërë hapat e parë në botën e aktrimit duke interpretuar në prodhimin “What About Love”, me Andy Garcia që luan babanë e tij në ekran.