Për më shumë se një muaj janë blerë autobusët në Tetovë por ende nuk kanë nisur të lëvizin nëpër Tetovë. Sonte në emisionin Click Plus kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi u shpreh se autobusët do të lëvizin nëpër qytetin e Tetovës shumë shpejtë por pa specifikuar saktësisht se kur.

Teuta Arifi: “Ne kemi autobusët, kemi ndërmarrjen publike për transport që e kemi krijuar të re dhe flasim për gjëra që qyteti nuk i ka pasur përpara dhe që po i bën tani. Dhe nëse dikush mendon se të fillosh nga e para dhe t’i bësh qytetit transport publik nga e para që se ka pasur asnjëherë, t’i sjellësh autobusë që s’i ka pasur”.

TV21: Ju kujtohet për herë të parë kur e keni premtuar transportin publik? Nuk është në zgjedhjet e fundit që e keni thënë se do të kemi transport publik? Dhe nëse i ka 4 vjet një premtim po më thoni që nuk është kurgjo pse erdhën autobusët por si kemi shoferët. Sepse Tetova kurrë s’ka pas transport publik

Teuta Arifi: “Në emisionin e fundit kur folëm ne thamë që jemi në prokurim. Sot pas 5 muajve flasim për gjëra reale dhe për autobusë që janë aty. Në të njëjtën kohë flasim për një procedurë e cila duhet të ecë edhe në punën e angazhimit edhe në punën e regjistrimit edhe punëve tjera teknike që janë pjesë e procesit. Por ajo që dua t’i siguroj qytetarët e mi është fakti që autobusët që nuk i kanë pasur asnjëherë do t’i kenë në rrugët e tyre dhe do t’i kenë në lëvizje në momentin kur tamam do të jenë të saktë dhe si duhet për të lëvizur”.

https://www.facebook.com/watch/?v=169997081667093&t=0