Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka votuar për herë të parë në Shqipëri.

Kurti pas votimi dha edhe një mesazh, ku ftojë qytetarët që të votojnë duke respektuar atdheun.

“Ju ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjdhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur e diel me diell, moti është i mirë, kështu do të jetë deri në mbrëmje”, deklaroi ai.

Me këtë deklaratë të kryeministrit Kurti ironizoi aktivisti, Rron Gjinovci.

“E paska hup pak vetëdijen siç e ka zakon për zgjedhje”, shkroi Gjinovci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

E paska hup pak vetëdijen siç e ka zakon për zgjedhje 😂

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë Atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell, e diel dhe do jetë deri në mbrëmje.”