Prokuroria Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë kundër shoferit të automjetit transportues, i cili në Rostushe shkaktoi aksident ndaj një veture tjetër, ku si pasojë humbën jetën dy persona.

Shoferi ngarkohet se ka kryer veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion të nenit 300 të Kodit Penal.

I akuzuari, më 13 prill, si pjesëmarrës në komunikacion, duke ngasur automjet transpotues – MAN me rimorkio, nuk iu është përshatur rregullave të shkruara, me çka e ka rrezikuar komunikacionin publik dhe ka shkaktuar rrezik me jetë të njerëzve.

“Duke qarkulluar në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, në anën e djathtë, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e veturës ndaj gjendjes së rrugëve, duke i pasur parasysh kushtet atmosferike, dukshmërinë dhe gjendjen e automjetit. Me rimorkion ka arritur deri në 410 metra para urës në Rostushe me shpejtësi prej 60 kilometra në orë, që është më e lartë se e shpejtësia e lejuar në atë seksion”, njoftojnë nga Prokuroria, transmeton TV21.

Më tej në kumtesë thuhet, se në në pjesën e lagur të rrugës, shoferi e ka humbur kontrollin ndaj kamionit dhe është rrokullisur. Pjesa e rrokullisur ka kaluar në korsinë e kundër dhe ka goditur veturën me targa të Shkupit e cila ka qenë duke qarkulluar në atë drejtim. Në vendngjarje jetën e ka humbur shoferi i veturës që është aksidentuar, ndërkaq pas një dite edhe bashkudhëtari i tij i është dorëzuar plagëve të shkaktuara nga aksidenti. Dy bashkudhëtarë të tjerë janë lënduar rëndë.

Prokuroria për shoferin ka kërkuar edhe vazhdimin e masës së paraburgimit.