Dje rreth orës 15.00, në rrugën regjionale Gostivar-Gradec, në mbikalimin e Vrapçishtit, ka ndodhë një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë tre automjete, një kamion dhe dy vetura me targa të Gostivarit: si “Renault Mask” e drejtuar nga 37 -vjeçari X.Е. nga Simnica e Gostivarit, një “Mercedes” i drejtuar nga 33-vjeçari D.A. nga Banjica e Epërme e Gostivarit dhe një “Volkswagen Golf” e drejtuar nga 62-vjeçari F.B. nga Debreshi i Gostivarit informon Tetovasot.
Në aksident, pasagjerja N.S. (83) në veturën “Mercedes” ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ku është transferuar për ndihmë mjekësore. Vendi i aksidentit është inspektuar nga një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme punon Gostivar.